Pemë të kalbura që shndërrohen në copëza arti – Artisti rumun shpëton drunjtë e vjetër

Një inxhinier pyjesh zbuloi talentin e tij për gdhendjen e drurit vetëm tre vite më parë, dhe që nga ajo periudhë ai e ka vënë talentin e tij në punë duke shndërruar trungje të vjetra në vepra mbresëlënëse arti.
Pasi bleu një sharrë elektrike me motor ai u përpoq të gdhendte një fytyrë njerëzore në dru dhe për habinë e tij kjo vepër doli shumë mirë.
Që nga ajo ditë, ai e vazhdoi këtë hobi dhe sot është ndër artistët që Rumania e lejon të bëjë magjinë e tij në pemët e vjetra të parqeve lokale.
Arti i tij ishte një mënyrë shpëtimi për të gjitha drunjtë e vjetra të cilat do të hiqeshin
“Ndonjëherë bëj skica të projekteve që dua të ndërtoj, por në 99 për qind të rasteve druri thjesht nuk përputhet me idetë e mia”, shprehet artisti.
“Sepse unë duhet të punoj me dru të vjetër, shumë të përkeqësuar, së pari duhet të heq të gjitha pjesët e kalbura dhe nganjëherë ajo që mbetet nuk është e mjaftueshme për planet e mia”.
Gabi Rizea, thotë se ai mund ta shndërrojë në vepër arti një pemë të vjetër në vetëm dy ditë. Artisti rumun përkundër talentit të tij të dukshëm artisti rumun mori pjesë edhe në shkollën e artit në mënyrë që të zotëronte plotësisht gdhendjen e drurit.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.