Penalitete për ndotjen, Klosi në Seman: Zero tolerancë për ndotjen e lumenjve dhe deteve
Zero tolerancë për ata që ndotin lumenjtë dhe detet, do të ketë penalitete të ashpra. Kështu është shprehur nga plazhi i Semanit në Fier, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.
Klosi u bë pjesë e aksionit për pastrimin e plazhit të Semanit, aksion i cili do të vijoj gjatë gjithë sezonit turistik në mbarë vendin.
I pranishëm në pastrimin e plazhit të Semanit, përfaqësuesi i PNUD në Tiranë, Brian Williams i cili theksoi se arritja e objektivave të mbrojtjes së qëndrueshme të mjedisit do të sjellë një turizëm të qëndrueshëm.
Ndërsa për Kryetarin e Bashkisë Fier, Armando Subashi, përveç pastrimit të plazhit, bashkia do të kontrollojë edhe subjektet që ushtrojnë aktivitet gjatë sezonit turistik në mënyrë që ato të respektojnë rregullat dhe të mos bëhen burim i ndotjes së plazhit.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.