Penalizimi i “Call Center”, Ekonomi: Po negociojmë me qeverinë italiane
Në muajin Prill hyn në fuqi ligji i ri i delokalizimit në Itali, i miratuar nga qeveria italiane në Dhjetor të vitit të kaluar, që tenton të forcojë masat ndaj kompanive “Call Center që operojnë në vende të tjera, si Shqipëria.
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi thekson se po zhvillohen negociata me qeverinë italiane që të mos preken kompanitë e mëdha, ndërsa ato që preken më së shumti janë kompani informale apo të vogla që nuk përballojnë taksimin.
Ministrja Ekonomi e pyetur edhe mbi ligjin për turizmin, theksoi se po vijon zbatimi normal me standardizimin e njësive akomoduese.
Më herët, Ministrja Ekonomi mori pjesë në një takim me zejtarët e Tiranës për promovimin e ligjit të zejtarisë, ku theksoi se këto profesione do të mbështeten me fonde, për t’i shërbyer edhe zhvillimit të turizmit në vend.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.