Pensionet Shqipëri-Kosovë, qeveria shqiptare miraton projektligjin për njohjen e kontributeve! Pritet ratifikimi nga Kuvendi

Qeveria shqiptare ka propozuar për ratifikim në Kuvend, marrëveshjen e nënshkruar në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar me Kosovën për njohjen e ndërsjelltë të periudhave të sigurimit për realizmin e të drejtës për pension.
Marrëveshja për Vërtetimin e Periudhave të Sigurimit për Realizimin e të Drejtës për Pension, bën të mundur vlerësimin e të gjitha periudhave të sigurimit dhe kontributeve të paguara për shtetasit e të dy vendeve, pavarësisht nëse janë në Shqipëri apo në Kosovë.
Me hyrjen e kësaj marrëveshje në fuqi, vitet e kontributeve të siguruara në një vend do të merren të mirëqena edhe në vendin tjetër, për të përcaktuar të drejtën për pension.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.