Pensionet, skema e re për emigrantët. Procedurat dhe dokumentet që nevojiten, si kryhet llogaritja me ligjin e ri
Në kuadrin e reformave të ndërmarra vitet e fundit në shtetet e Bashkimit Europian, janë bërë ndryshime thelbësore në legjislacionin e sigurimeve shoqërore, të cilat lidhen kryesisht me zgjatjen e moshës së përfitimit të pensionit, duke e korrektuar me koeficientin e jetëgjatësisë, si dhe mënyrën e llogaritjes së pensionit, të cilat prekin sigurisht dhe emigrantët shqiptarë. Edhe pse këto ndryshime janë pritur me protesta në vendet fqinje (Itali e Greqi) ku jetojnë e punojnë më shumë emigrantë shqiptarë, ato parashikojnë përpos rritjes së moshës, edhe rritjen e pagesave të pensioneve, raporton Gazeta “Shekulli”. Për punonjëset femra të punësuara në sektorin privat, nga 60 vjeç që ishte mosha për pension pleqërie normale deri më 31 dhjetor 2011, filloi një rritje graduale e moshës duke arritur 62 vjeç në vitin 2012. Deri më 31 dhjetor 2015 mosha për gratë është rritur në 63 vite e 9 muaj, për të shkuar 66 vite e 7 muaj vitin e ardhshëm. Po kështu mosha e daljes në pension për burra, nga 65 vjeç që ishte deri më 31 dhjetor 2011, u bë 66 vjeç më 1 janar 2012, u rrit me 66 vite e 3 muaj nga 1 janar 2013, aktualisht është 66 vite e 7 muaj ku në vitin 2018, barazohet dhe mosha e grave me 66 vite e 7 muaj.
Llogaritja
Nisur nga këto ndryshime, për përfitimin e pensionit, aktualisht ka dy mënyra të llogaritjeve. Punonjësit e siguruar deri në datën 31 dhjetor 1995, të cilët kanë të drejtën e daljes në pension, në qoftë se mund të plotësojnë të paktën 20 vjet kontribute (1040 kontributet javore) dhe punonjësit e siguruar pas datës 31 dhjetor 1995, të cilët kanë të drejtën e daljes në pension në qoftë mund të kenë jo më pak se 5 vjet e kontribute (260 javë), e përfitojnë pensionin në moshën 70 vjeç e 3 muaj. Po kështu, për pensionin e invaliditetit, e përfitojnë punonjësit që rezultojnë me paaftësi të përhershme për të kryer ndonjë punë për shkak të një sëmundjeje apo defekti fizik a mendor me humbje e mbi 74 për qind të aftësisë për pune, të cilët duhet të kenë jo më pak se 260 javë (pesë vjet kontribute) nga të cilat 156 javë (tre vite kontribute) në pesë vitet që i paraprinë datës se paraqitjes së aplikimit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.