“Pensionistët përjashtohen nga shërbimet publike” – Aplikimet online, Terziu: Kemi 94 mijë të vetmuar, s’ka kush i ndihmon. Dosjet do mbeten pezull

Osman Terziu, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve të Shqipërisë i tha TV SCAN se ankesat e kësaj kategorie, që përfshin mbi 650 mijë vetë janë thuajse të përdishme, pasi të moshuarit e kanë tërësisht të pamundur të aksesojnë shërbimet online, që prej datës 1 Maj ofrohen vetëm përmes portalit e-Albania.
Terziu thotë se shumë dosje mund të mbeten pezull, pa u finalizuar me marrjen e pensionit që iu takon të moshuarve apo edhe përfitimin e kompensimit të energjisë elektrike.
Kreu i shoqatës shton se janë 94 mijë pensionistë që aktualisht janë të vetmuar e që nuk mund t’i ndihmojë askush.
Duke marrë në konsideratë kushtet fizike, por edhe ato ekonomike Terziu kërkon që vendimi të tërhiqet.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.