“Fenomene ajrore të paidentifikuara” – Pentagoni publikon zyrtarisht video të marinës
Pentagoni ka publikuar zyrtarisht tre video të paklasifikuara të marra nga pilotët e Marinës që kanë qarkulluar për vite me radhë duke treguar ndërveprime me “fenomene ajrore të paidentifikuara”.
“Pas një shqyrtimi të plotë, departamenti ka përcaktuar që lëshimi i autorizuar i këtyre videove të paklasifikuara nuk zbulon ndonjë aftësi apo sistem të ndjeshëm, dhe nuk imponon ndonjë hetim të mëvonshëm të inkursioneve ushtarake të hapësirës ajrore nga fenomene ajrore të paidentifikuara”, tha Sue Gough, një zëdhënëse e Departamentit të Mbrojtjes.
Pilotët e Marinës kanë gjetur një objekt rreth 40 metra të gjatë, që qëndronte mbi 50 metra mbi ujë, dhe ajo filloi një ngjitje të shpejtë. “U përshpejtua si diçka që nuk e kam parë kurrë,” tha një prej pilotëve për “Times”. Video është regjistruar në janar 2015.
Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe Senatori Harry Raid nëpërmjet një postimi në Tweeter. “Më vjen mirë që Pentagoni më në fund po bën publike këtë pamje, të cilat hedhin dhe më shumë dritë rreth hulumtimeve që janë kryer më parë. SHBA duhet të merret në mënyrë serioze dhe shkencore me këtë çështje dhe çdo implikimi të mundshëm që mund të lindë në sigurinë kombëtare. Populli Amerikan meriton të informohet,” është shprehur ai. (cbsnews)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.