Pepsi do te blejë pajisjen e pijeve me gaz të Izraelit për 3.2 miliardë dollarë
Kompania e njohur amerikane Pepsi tha, sipas Reuters, se do të blinte pajisjen SodaStream, e cila bën pijet e sodës në shtëpi pa qenë nevoja për të shkuar në dyqan për t’i blerë ato. Çmimi i blerjes do të ishte 3.2 miliardë dollarë.
“Pepsi ra dakort të blinte SodaStream me 144 dollarë për aksion”, tha kompania në një deklaratë.
Me këtë blerje kompania e Pepsit po dyfishon biznesin e saj të pijeve, i cili ka pasur probleme në Amerikën e Veriut. Arsyeja e këtyre problemeve është se gjithnjë e më shumë konsumatorët largohen nga pijet e gazuara.
Blerja nga Pepsi pritet të mbyllet në Janar të 2019, pas disa miratimeve rregullatore dhe disa votave të aksionerëve të SodaStream.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.