Për herë të parë Kina nuk raporton asnjë rast të ri me Covid për dy muaj
Kina nuk raportoi asnjë rast të ri të transmetuar lokalisht të COVID-19 për herë të parë në gati dy muaj, treguan të dhënat zyrtare të hënën, duke shtuar shenjat se ajo ka arritur të shuajë valën e fundit të sëmundjes.
Numri i përgjithshëm i rasteve COVID-19 u rrit lehtë në 14 në 7 Shkurt nga 12 një ditë më parë, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në një deklaratë, por të gjithë ishin infeksione të importuara nga jashtë. Shtatë nga rastet ishin në Shangai, pjesa tjetër në provincën juglindore Guangdong.
Kjo shënon herën e parë që Kina tregon për zero infeksione lokale që nga 16 Dhjetori, duke sugjeruar hapat agresivë të ndërmarrë nga autoritetet arritën të ndalonin përhapjen e sëmundjes më tej nga grupe të mëdha në provincën Hebei përreth Pekinit dhe provincat veri-lindore Heilongjiang dhe Jilin.
Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara COVID-19, u rrit në 16 nga 10 një ditë më parë, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në një deklaratë.
Numri i përgjithshëm i rasteve COVID-19 në territorin e Kinës qëndron në 89,706, ndërsa numri i të vdekurve është i pandryshuar në 4,636.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.