Për herë të parë Kina nuk raporton asnjë viktimë nga COVID-19 – Por rastet asimptomatike vazhdojnë të shtohen!

Kina nuk raportoi asnjë viktimë të koronavirusit të Martën, hera e parë që kur filloi të raportojë shifra ditore në janar. Komisioni Kombëtar i Shëndetit tha që kishte 32 raste të konfirmuara, nga 39 të hënën. Ky informacion vjen piëkrisht pasi qeveria është nën kontroll mbi saktësinë e shifrave të raportuara, e akuzuar më parë edhe nga vendet e tjera se nuk kishte publikuar numrat realë të të infektuarëve dhe viktimave si dhe në vonesën e vendosjes së alarmit që në fillim të pandemisë.
Qeveria thotë se më shumë se 3,331 njerëz kanë vdekur dhe 81.740 janë konfirmuar si të infektuar. Të gjitha rastet e konfirmuara të martën kishin mbërritur nga jashtë vendit. Kina është e shqetësuar se një valë e dytë e infeksioneve mund të sillen nga ardhësit e huaj. Tashmë ajo ka mbyllur kufirin e saj për të huajt përfshirë ato me viza ose leje qëndrimi.
Fluturimet ndërkombëtare janë reduktuar me dy linja ajrore kineze dhe të huajt lejohen të kryejë vetëm një fluturim ndërkombëtar në javë. Fluturimet nuk duhet të jenë më shumë se 75% të plota.
Por ndërkohë zyrtarët e Wuhan revokuan statusin “pa epidemi” në 45 vende për shkak të shfaqjes së rasteve asimptomatike dhe për arsye të tjera të paspecifikuara. Asimptomatik i referohet dikujt që po bart virusin, por nuk ka simptoma. Kina filloi të raportojë raste asimptomatike në fillim të prillit. Më shumë se 1,033 pacientë asimptomatikë janë nën vëzhgimin mjekësor.(BBC)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.