Për më shumë besim në vetvete, ndiqni këto taktika

A keni takuar ndonjëherë dikë i cili tregon vetëbesim sa herë që e shikoni? Nuk duhet ta keni aspak zili, vetëbesimi është një cilësi e fituar. Edhe ju mund të fitoni më shumë vetëbesim, madje të bëheni personi me vetëbesim më të lartë me vetëm pak ushtrime.
Vetëbesimi, si shumë cilësi të tjera të dëshirueshme nga njerëzit, është një aftësi e cila ka nevojë për durim dhe kohë për t’u ushtruar.
Përderisa disa njerëz duken dhe veprojnë në mënyrë të natyrshme me vetëbesim, shumica prej jush ka nevojë për pak shtytje, në fund të fundit vetëbesimi mund të funksionojë në të mirën tuaj dhe është një aftësi themelore për çdo sipërmarrës.
Sipas entrepreneur, këto mënyra do t’ju mësojnë të ndërtoni apo rrisni vetëbesimin tuaj.
Bëhuni nxënës i përjetshëm
Mund të duket si një gjë që të gjithë e dinë por çelësi për një vetëbesim të lartë është dituria. Me fjalë të tjera, sa më shumë që dini, aq më me vetëbesim do të ndjeheni. Për të qenë me besim në vete, bëhuni të etur për të mësuar. Përveç kësaj, jini të hapur ndaj pranimit të këshillave ose kërkimit për mbështetje. Mësoni të ndiheni rehat duke përdorur frazën, ‘’Nuk e di, por do ta zbuloj’’.
Praktikoni të folurën në publik
Nëse ndiheni nervoz kur flisni para të tjerëve, mos u shqetësoni nuk jeni të vetëm. Kur duhet të bëni një prezantim të rëndësishëm, mendoni pyetjet që të tjerët mund t’i bëjnë, ushtroni para pasqyrës, para një shoku të besueshëm ose para një anëtari të familjes. Dhe jepini vetes kohë për t’u përgatitur sa më shumë që të jetë e mundur. Mund të mos ndiheni me vetëbesim për prezantimin tuaj herën e parë, por pas çdo prezantimi do të bëheni më të sigurt në vete.
Harroni përsosmërinë
Mund të supozoni se njerëzit me vetëbesim i dinë të gjitha, dhe që të jeni një prej tyre, ju gjithashtu duhet të jeni të përsosur. Fatmirësisht, kjo nuk është e vërtetë. Njerëzit me vetëbesim i dinë kufijtë e tyre. Askush nuk mund të dijë gjithçka, edhe nëse konsiderohen si ekspertë të çështjes.
Jetoni me vetëbesim
Një nga gjërat më të këqija që mund të bëni është të paraqiteni me vetëbesim në një takim biznesi dhe pastaj të ktheheni në gjendjen e mëparshme të vetë-dyshimit të vazhdueshëm në një takim tjetër. Lejoni vetëbesimin të bëhet pjesë e juaja.
Nuk mund të ndërtoni vetëbesimin gjatë natës, kështu që gradualisht punoni drejt një jete të mbushur me vetëbesim.
Vetëbesimi nuk do ju ndihmojë vetëm të tejkaloni nervozizmin para një prezantimi të rëndësishëm në punë apo në një ngjarje të madhe shoqërore, por do ju japë shtysën e nevojshme për të cilën keni nevojë për të besuar në veten dhe në aftësitë tuaja. Më e rëndësishmja, vetëbesimi do ju lirojë nga frika, nga vetëdyshimi dhe do ju fuqizojë të jeni version më i mirë, më i lumtur dhe më i fuqishëm i vetes tuaj.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.