Koronavirusi/ 11 miliardë leke garanci për Biznesin nga Buxheti, rritet deficiti dhe rishikohet rritja ekonomike
Ministria e Financave në ndryshimet që do t’I bëhen Buxhetit të Shtetit ka bërë të ditur se paketës do t’i shtohen edhe 11 miliardë lekë(100 milionë dollarë) të tjera që do të jenë si garanci, në formën e kredive afatshkurtra, për të gjitha kompanitë që nuk mund të paguajnë rrogat e punonjësve të tyre.
Gjithashtu një rialokim total fondesh është bërë për t’ju gjendur më pranë sektorëve emergjentë të ekonomisë dhe për të mbajtur në parametra indikatorët kryesorë makroekonomikë.
Rialokimi i këtyre fondeve në llogaritjet që ka bërë Ministria e Financave do të rrisin deficitin buxhetor në 68.7 miliardër lekë ose 3.8% nga 2.2% e PBB-së që ishte llogaritur më parë.
Rishikim, Ministria i ka bërë edhe rritjes reale ekonomike duke i vendosur parashikimet e saj në 2 % për vitin 2020, por që e ka lënë të hapur opsionin e rishikimeve.
Masat e marra nga Ministria e Financave për përballimin e koronavirusit:
- Përditësime në buxhetin e Pushtetit Vendor, të cilat krijojnë mundësitë, që edhe qeverisja vendore të jetë pjesë e mbeshtetjes së situatës se krijuar;
- Amortizim të reduktimit të të ardhurave në buxhetin e shtetit për periudhën e masave për përballimin e COVID 19 dhe të impaktit të mëvonshëm;
- Rishikimin e indikatorëve makroekonomikë duke treguar kujdes maksimal për t’i orientuar burimet buxhetore drejt sektorëve më emergjentë dhe për të bërë të mundur mbështetjen ndaj qyetatarëve.
- Mbështetje për Sektorin Privat në përballimin e situatës, në formën e instrumentit të Garancisë Sovrane në masën 11 miliardë lekë (100 milionë USD). Kjo shumë do të shkojë si garanci për kompanitë, që do të gjenden përballë vështirësisë për pagesën e pagave të punonjësve gjatë këtyre muajve. Kjo garanci per kredi afatshkurtra, ka për qëllim të sigurojë që cdo familje të ketë të ardhura të mjaftueshme për përballimin e kësaj situate të vështirë.
- Ky Akt Normativ bën të mundur faktorizimin e nevojave për përballimin e situatës, duke reflektuar rritjen e defiçitit buxhetor në nivelin 68.7 miliardë lekë, ose 3.9 përqind të PBB, nga 2.2 % të PBB që pritej sipas buxhetit fillestar dhe për rrjedhojë, rritjen e borxhit publik total në nivelin e pritur prej rreth 68.8% e PBB.
- Parashikimet sasiore për impaktin negativ të COVID-19 në ekonomi, mbeten ende të paqarta edhe në Shqipëri. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka realizuar një vlerësim të impaktit që pritet në sektorët e turizmit, transportit, tregtisë etj., dhe ngadalësimin e përkohshëm të investimeve totale dhe eksporte. Përmes këtij vlerësimi, për hartimin e këtij Akti Normativ, rritja ekonomike reale e vendit është parashikuar në nivelin 2%.
Geri Kolgega / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.