Përballja me zjarret, EC: 8 vatra në 5 qarqe për 24 orë

Situata me zjarret vijon të mbetet problematike. Emergjencat Civile bëjnë me dije se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri në 5 qarqe, në Korçë, Lezhë, Dibër, Durrës dhe Vlorë.
Në qarkun e Korçës ndërmjet Lekasit dhe Voskopojës, vatrat e zjarrit kanë janë ende aktive. Në fshatin Taç i Sipërm, në Bashkinë e Kolonjës ka rënë zjarr në shkurre e ferra duke dëmtuar edhe një pjesë të varrezave të zonës.
Në Mamurras, Bashkia Kurbin, ka rënë zjarr në Malin e Gjormës. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete dhe në mbështetje kanë shkuar banorë vullnetarë të zonës, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën 5 ha shkurre. Edhe në Dohoshisht të Dibrës zjarri dogji 7 ha shkurre, ferra dhe sipërfaqe të mbjella me qershi. Në fshatin Verjon, Nikël, dhe Radë të qarku të Durrësit.
Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 2 ha me shkurre dhe ferra. Në Novoselë të Vlorës si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe 4 ha me shkurre, ferra dhe disa rrënjë ullinj. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 65 punonjës zjarrfikës, 10 automjete zjarrfikëse, 60 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, dhjetëra punonjës të Pyjores, të bashkive dhe qytetarë vullnetarë, punonjës të policisë etj, të mbështetur nga helikopterë.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.