Përballja Shqipëri – Bosnje Hercegovinë, FSHF: Çmimet e biletave për çdo tribunë në “Elbasan Arena”

Federata Shqiptare e Futbollit publikon çmimet e biletave për ndeshjen me Bosnje Hercegovinën, në stadiumin “Elbasan Arena”. Pas humbjes mbrëmjen e djeshme me Italinë, Federata Shqiptare e Futbollit e ka nisur njoftimin e saj, duke kërkuar mbështetjen e kombëtares në sfidën me Bosnjen:
“Të mbështesim sa më shumë kombëtaren në sfidën e radhës, në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për skuadrën tonë! Biletat për këtë event mund të blihen në biletaritë si më poshtë: Në biletarinë e stadiumit “Elbasan Arena”. Në dyqanin e Federatës Shqiptare të Futbollit tek Rruga e Elbasanit në Tiranë dhe online në www.fshf.org“
Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit çmimet sipas tribunave do të variojnë: Tribuna VIP 6.000 lekë, Tribuna B3, A2, A3, 4.000 lekë, Tribuna A1, A4, B2, B4 3.000 lekë, Tribuna B1, B5 2.000 lekë, Tribuna E 1.000 lekë, Tribuna D, F 700 lekë, Tribuna C1, C3, G1, G3 500 lekë, Tribuna C2, G2 300 lekë.
Tribunat Çmimi
Tribuna VIP 6.000 leke
Tribuna B3, A2, A3 4.000 lekë
Tribuna A1, A4, B2, B4 3.000 leke
Tribuna B1, B5 2.000 leke
Tribuna E 1.000 lekë
Tribuna D, F 700 lekë
Tribuna C1, C3, G1, G3 500 lekë
Tribuna C2, G2 300 lekë
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.