Përdorimi i bonove të privatizimit, shtyhet afati deri në fund të 2018-s

Prej vitesh qeveria shqiptar po shtyn për të disatën herë afatin e përdorimit të bonove të privatizimit.
Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi projektin e paraqitur nga Ministria e Financave deri në fund të vitit 2018.
Por nga anëtarët e këtij komisioni u kërkua një informacion të hollësishëm nga ky institucion, për nivelin e përdorimit të këtyre instrumenteve dhe inventarin objekteve shtetërore që priten të privatizohen me to.
Duke iu referuar përdorimit në disa fusha të bonove të privatizimit, TV SCAN beri një vëzhgim ne tregun e lirë të shitjes së tyre.
Aktualisht vlera e tyre në treg është 8-8.5%, dhe sipas atyre që i tregtojnë, kjo vlerë ka qenë thuajse e palëvizur, pavarësisht shtyrjes së afatit të përdorimit të tyre.
Violeta Shqalsi/RTV SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.