Përdorimi i gjuhës shqipe – Kuvendi maqedonas miraton ligjin me 64 vota pro
Me 64 vota pro, kuvendi i Maqedonisë ka miratuar ligjin për gjuhën shqipe, ndërsa opozita nuk ka marrë pjesë.
Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi nëpërmjet një statusi në facebook ka përshëndetur miratimin e ligjit dhe uruar shqiptarët për këtë zhvillim të rëndësishëm sa i takon garantimit të të drejtave të tyre në Maqedoni.
Votimi u krye ne një situatë mjaftë të tensionuar, pasi ish kryeministri Nikolla Gruevski pati në zënkë me kryetarin e parlamentit Xhaferin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.