Përdorimi i kartave të kreditit – Ja pse janë kaq të vlefshme ato!

Borxhi i kartës së kreditit është diçka që duhet të shmangni, me përjashtime të rralla, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të shmangni përdorimin e kartave të kreditit.
Në fakt ka shumë përfitime në përdorimin e tyre duke përfshirë mundësinë për të ndërtuar profilin tuaj të kreditit dhe mundësinë për të fituar shpërblime të vlefshme.
Është mjaft e rëndësishme ta përdorni kartën tuaj të kreditit ashtu siç përdorni atë të debitit. Kjo do të thotë të mos shpenzoni më shumë para nga sa keni dhe të mos paguani vetëm tarifën minimale kur të vijë puna te kësti I kartë së kreditit.
Por arsyet e mëposhtme e shpjegojnë edhe më mirë pse ju ndihmon përdorimi I kartës së kreditit?
- Për të mbrojtur llogarinë tuaj bankare
Kartat e kreditit ofrojnë mbrojte më të madhe se kartat e debitit. Në rast se ju vjedhin kartën deh të gjithë informacionin tuaj bankar, nëse ju keni një kartë krediti do të duhet shumë kohë procedurash dhe hetimesh për të treguar se karta nuk është përdorur nga ana juaj ndërkohë që me kartën e kreditit gjithçka është më e thjeshtë dhe më lehtë e verifikueshme.
- Për të fituar shpërblime
Kartat e kreditit shpesh kanë promocione të ndryshe dhe ofrojnë shpërblime më të mëdha se kartat e kreditit. Me anë të pikëve apo shorteve të vazhdueshëm të bankave ju do të merrni mjaft shpërblime fitimprurëse.
- Për të ndërtuar një historik krediti
Ndërtimi I një historiku krediti, është mjaft i rëndësishëm. Me anë të tij ju do të keni përfitime dhe në rast të një kredie jo vetëm që do ta merrni më lehtë shumën që dëshironi por do ta merrni gjithashtu me një normë më të ulët interesi. Duke përdorur kartat e kreditit ju mund të ndërtoni një historik në kartën tuaj të debitit apo një llogari rrjedhëse.
- Për blerje më të mira dhe siguri më të madhe
Kartat e krediti jo vetëm që janë më të sigurta por gjithashtu ofrojnë edhe blerje më të mira. Ju mund të bëni blerje të mëdha e ta paguani shumën me këste. Dhe jo vetëm kaq, por shpeshherë tregtarë të caktuar kanë ulje çmimi nëse ju përdorni një kartë krediti në blerje.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.