“Përdorni lek për të ulur efektet e krizës” – Guvernatori Sejko: Amortizon goditjet që vijnë nga luhatjet e kursit të këmbimit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko kërkon përdorim më të gjerë të monedhës kombëtare, kundrejt monedhave të huaja, me qëllim amortizimine goditjeve që vijnë si pasojëe krizës së shkaktuar nga pandemia dhe lufta në Ukrainë. Gjatë një aktiviteti të organizuar në kuadrë të “Javës së Parasë”, Sejko tha se LEK-u reflekton më mirë efektet pozivite të politkës moentare, që ndiqen nga Banka Qendrore.
Përdorimi i monedhës vendase ndihmon në amortizimin e goditjeve që vijnë nga sektori i jashtëm përmes minimizimit të goditjeve në të ardhura, konsum dhe në investime etj. Përdorimi i gjerë i monedhave të huaja krahas asaj kombëtare ka ndikime të rëndësishme negative, jo vetëm për efektivitetin e politikave ekonomike, por dhe për stabilitetin financiar.
Veçanërisht në këto kohë, kur zhvillimet globale, paqartësia dhe ndryshimi i kursit të politikës monetare mund të shkaktojnë rreziqe shtesë mbi kursin e këmbimit. Këto rreziqe destabilizojnë dhe ekspozojnë bilancet e sektorit privat, ndaj luhatjeve të kursit. E thënë më thjesht, sa më pak të përdorësh valutën e huaj, aq më pak i ekspozuar je ndaj rrezikut të kursit të këmbimit, i cili sot është edhe më i lartë.
Sejko, u ndal edhe te rëndësia e edukimit financiar, për të luftuar pasiguritë dhe prtuishmëritë negative, që vijnë nga këto kriza, jo vetëm në të tashmen, por edhe në të ardhmen.
“Sot më shumë se dje duhet të kuptojmë drejt rëndësinë e kulturës financiare, e cila na ndihmon në jetën e përditshme jo vetëm për vendimmarrje të mirinformuara, por edhe për të kuptuar dhe reaguar saktë ndaj mesazheve të politikëbërësve. Rrjedhimisht, politikat ndihmuese të ndërmarra do të jenë me efektive dhe do të mbështesin edhe më shumë zbutjen e goditjeve negative”.
Java e parasë është një nismë ndërkombëtare e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), e cila synon ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të përgjegjshëm financiarisht në të ardhmen.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.