Përdornin lokalin për lojëra fati me xhetona – Policia arreston 2 pronarët dhe sekuestron 4 makineri loje
Policia e shtetit njofton se në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Xhetoni”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. X, 47 vjeç (punonjës) si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit B. H, 36 vjeç(pronari i lokalit).
Sipas informacionit këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtarinë e kundërligjshme të ushtrimit të aktivitetit në fushën e lojërave të fatit, me ane të aplikacioneve në aparatet celulare, tableta, kompjuterë si dhe duke përshtatur ambiente për lojëra fati.
Policia bën me dije se gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë sekuestruan 4 makineri për vendosjen e xhetonave, një shumë e konsiderueshme parash, disa kompjuterë dhe sende të tjera të kundërligjshme ndërsa po vijon puna për kapjen e personit në kërkim, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në organizimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Sipas njoftimit materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara, ”Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara,” “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.