Përfitimi nga fondet IPARD/ Rama-sipërmarrjes: Duhen dokumente të sakta e ide të qarta!
Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar vizitën në një biznes që merret me eksportin e bimëve medicinale për të premtuar se sipërmarrja do të ketë vëmendjen e qeverisë, e cila do të mbështesë përmes programeve të posaçme, idetë e tyre inovatore. Por, teksa foli për fondet IPARD, Rama tha se sipërmarrja duhet të dorëzojë dokumente të sakta për të përfituar.
“Ne e kemi të gjithë vullnetin. Mundësitë e reja janë të jashtëzakonshme, sepse bëhet fjalë për një volum fondesh shumë të madh, por siç e kemi mësuar nga jeta me perëndimin ku ti eksporton, duhen letrat mirë të kopsitura, idetë e qarta, strategjia e qartë dhe në fund paratë janë, po para që “hajde se po i hedhim”, s’ka” tha Rama .
Sipërmarrësi i bimëve medicinale është një prej aplikuesve që synon të përfitojë nga programi IPARD, i cili kap vlerën e 93 mln euro.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.