Përfshirja në TVSH nga 1 Prilli/Biznesi i vogël: Po na çojnë drejt falimentimit
Bizneset që kanë xhiro mbi 2 milionë lekë në vit do të përfshihen në skemën e TVSH-së, duke filluar nga data 1 prill.
Në një vëzhgim të realizuar me kamerën e Televizionit SCAN, bizneset e vogla janë të frikësuar të flasin, pasi i druhen ndonjë penalizimi të mundshëm nga tatimorët.
Por, jashtë kamerës pranojnë se nuk janë gati për në gjë të tillë. Ndërkohë, ka edhe nga ata përfaqësues biznesesh të cilët janë më guximshëm e që flasin hapur se, përfshirja në skemën e TVSH-së do ti detyrojë që të mbyllin aktiviteti e tyre.
Opozita ka qenë kundër uljes së nivelit të xhiros vjetore nga pesë milionë në dy për biznesin e vogël.
Sipas opozitës një gjë e tillë do të dëmtojë shumë familje të cilat mbahen me biznese familjare. Ndërkohë që nga pozita TVSH tek biznesi i vogël do të ndikojë në formalizimin e tregut.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.