Përfundon misioni i FMN, Tatimet takim përmbyllës – Vlerësohet progresi dhe ecuria e treguesve fiskale
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Xhavit Çurri ka zhvilluar takimin përmbyllës me misionin e asistencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Misioni i FMN-së i cili drejtohej nga Këshilltari i Asistencës Teknike, Steve Vesperman, përbëhej nga Allan Jensen, ekspert i FMN-së për rajonin e Europës Juglindore, si dhe ekspertët e tjerë të jashtëm Michael O’Grady, Paul Duffus dhe Telita Snyckers- Norgaard. Çurri falënderoi misionin e FMN-së për bashkëpunimin dhe ndihmën që po japin në arritjen e rezultateve pozitive në modernizimin e sistemit tatimor.
“DPT, tashmë ka tregues konkretë se reformat bazë, si ajo e rritjes profesionale të burimeve njerëzore, proceset dhe teknologjia po japin rezultatet e duhura.” – tha Çurri.
Sipas njoftimit nga DPT, Vesperman, nga ana e tij, vlerësoi progresin e bërë nga Administrata Tatimore, si dhe ecurinë e treguesve fiskalë. Ai theksoi nevojën për të çuar më tej reformat e nisura me qëllim arritjen e standardeve sa më të larta. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka thënë se mbetet e angazhuar për të vijuar procesin reformues, përmes planeve strategjike që do të sigurojnë zbatimin e praktikave më të mira ndërkombëtare, rritjen e performances dhe përmbushjen vullnetare të tatimpaguesve.
Misioni i FMN-së, gjatë qëndrimit në Tiranë, zhvilloi takime për çështje të ndryshme me drejtoritë përkatëse në DPT.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.