Përfundon në Maj Qendra Shëndetësore Vorë – Manastirliu: Shërbime 24 orë për 36 mijë banorë të zonës

Qendra e re Shëndetësore Vorë do të përfundojë plotësisht brenda muajit Maj, e cila do të ofrojë shërbime 24 orë për 36 mijë banorë. Ndërsa inspektoi punimet në këtë qendër, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se stafi mjekësor i kësaj qendre është i kompletuar me mjekë dhe infermierë.
“Me punësimet e fundit, dy mjekë të rinj dhe 8 infermierë i janë bashkuar ekipit mjekësor në qendrën shëndetësore të Vorës”, tha Manastirliu.
400 mijë euro është vlera e investimit në këtë qendër, ku do të ofrohet mjekësor bazë, e gjithë paketa e kujdesit parësor, shërbimi i radiologjisë dhe urgjenca mjekësore 24 orëshe për banorët e Vorës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.