Përkeqësimi i motit, MIE: Si paraqitet situata aktuale në portet e vendit

Pas përkeqësimit të motit, reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendit, si dhe përmbytjes pranë portit të Vlorës, reagon Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
“Në Portin e Durrësit, pavarësisht reshjeve të shiut, situata paraqitet normale.
Në Portin e Vlorës ka patur prezencë uji në afërsi të godinës së administratës por pjesa e terminalit ku përpunohen pasagjerët nuk ka problem. Trageti u akostua me 45 minuta vonesë për shkak të kohës së keqe.
Në Portin e Sarandës, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, linja Korfuz-Sarandë-Korfuz nuk do të operojë.
Në Portin e Shëngjinit, nuk paraqiten probleme dhe puna vazhdon normalisht.
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka sinjalizuar kapitaneritë e porteve që të njoftojnë mjetet lundruese për përkeqësim të mundshëm të motit në orët në vijim”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.