Përkeqësohet lufta për çmimin e naftës / Arabia Saudite dhe Rusia tentojnë të rrisin prodhimin

Rusia dhe Arabia Saudite po përgatiten për një konflikt të zgjatur të çmimit të naftës, megjithëse një marrëveshje paqeje nuk është ende jashtë optikës së dy vendeve.
Të dy vendet të martën paralajmëruan për rritjen e prodhimit dhe përmbytjen e tregut me naftën që vendet kanë në inventar.
Arabia Saudite përshkallëzoi luftën e saj të martën, duke thënë se kompania publike Aramco mund të shtyjë prodhimin e saj të përgjithshëm në një rekord 12.3 milion fuçi në ditë duke filluar nga 1 Prill. Hedhja e furnizimit është më shumë se 25% më e lartë se 9.7 milion fuçi në ditë që kompania prodhoi në shkurt dhe detyron atë të zbrazë magazinat e të veprojë me kapacitet maksimal.
Rusia përshkallëzoi luftën përsëri brenda pak minutash, duke kërcënuar se do të rrisë prodhimin me 500,000 fuçi në ditë në të ardhmen e afërt, raportoi së pari Bloomberg.
Dosti Banushi – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.