Perlat e mrekullueshme të Italisë – Planifikoni vizitën tuaj në Cinque Terre

Riviera italiane nuk është e shkurtër, përkundrazi është një ndër vendet me fshatra dhe qytete tepër romantike. Cinque Terre përfshin pesë fshatra me pamje të mrekullueshme, arkitekturë të përthyer dhe të mbajtur nga një rrjet shtigjesh bregdetare dhe malore.
Si mund të shkoni atje?
Të zhytura në një kështjellë malore të Rivierës Italiane, fshatrat e Cinque Terre janë një sfidë më vete. Në këto fshatra mund të shkohet me makinë. Nëse do të linit automjetin tuaj në afërsi të “La Spezia” do të ishte një lëvizje e zgjuar, pasi rrugët janë tepër të ngushta dhe do ju duhet shumë kohë për të gjetur parkim.
Pesë fshatrat, nga lindja në perëndim:
Riomaggiore
Easternmost Riomaggiore është më i madhi nga të pesë fshatrat dhe njihet si kryeqyteti jozyrtar i Cinque Terre. Ndërtesat e lyera bukur rreshtohen poshtë një lugine të pjerrët në një port të vogël. Shkëlqimi i këtyre ndërtesave të lyera në perëndimin e diellit është një nga pamjet më romantike të Cinque Terre.
Manarola
Vreshtat janë ato që rrethojnë Manarolën ku dhe prodhohet vera “Cinque Terre, Sciacchetrà”. Vendi ka një pamje të mrekullueshme dhe një shesh lojërash të mbushur me gjelbërim.
Corniglia
Corniglia është fshati i vetëm që nuk ka qasje të drejtpërdrejtë në det. Rrugët e tij janë të qeta dhe të ngatërruara si dhe të çojnë në një tarracë të gjerë dhe me ajër deti,e vetmja pikë ku mund të duken të gjithë fshatrat.
Vernazza
Fshati Vernazza ngrihet vertikalisht, ka një labirint të madh shkallësh dhe tarraca të vogla ku në çdo hap mund të shikoni pamjen e detit.
Monterosso
Është i vetmi fshat që është tepër i njohur për pemët e limonit, dhe një vijë bregdetare e bukur. Gjendet në perëndim dhe është më lehtë të shkohet me makinë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.