Përllogaritja-Sa do të ishte kosto për buxhetin e shtetit nëse librat do të jepeshin falas për nxënësit nga klasa 1-9?

Pak ditë më parë, në Kuvend është depozituar nisma për dhënien e librave shkollorë falas për nxënësit e shkollave publike nga klasa e parë në klasën e nëntë. Drafti mban firmën e deputetes Albana Vokshi.
Për më shumë lexo edhe:
Amendamenti në Kuvend:Tekstet shkollore falas për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë
Por sa do t’i kushtonte një masë e tillë buxhetit të shtetit? Në relacionin që shoqëron nismën shifra përllogaritet në 8 milion euro.
“Me hyrjen në fuqi të këtij projektligji, efekti financiar në buxhetin e shtetit përllogaritet në shifrën 8 milion euro në vit. Duke qenë se jemi në prag të hartimit të projektbuxhetit, janë mundësitë që qeveria të mund të vendosë në një zë të veçantë mbulimin e kostove për tekstet mësimore dhe ato ndihmëse si dhe shpëmdarjen e tyre për të gjithë nxenësit që ndjekin arsimin e detyruar nga klasa 1-9 në Shqipëri si dhe për fëmijët shqiptarë në diasporë. Vlen të theksohet se kostoja financiare për hartimin dhe botimin e teksteve për fëmijët në diasporë, është një shifër që nuk i kalon 1-1.5 milion euro, pasi ata mësojnë vetëm gjuhën dhe disa njohuri në fushën e historisë dhe kulturës shqiptare” shkruhet në relacionin e nismës së depozituar në Kuvend.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.