Përmasat e lëvizjeve BE-Kinë – Eurostat: 1.75 milionë udhëtime në një vit, gjysma e të cilëve për qëllime biznesi!
Përhapja koronavirusit të ri të panjohur më parë në rajonin Hubei në Kinë ka vënë në qendër të vëmendjes faktin se sa njerëz udhëtojnë midis Bashkimit Europian (BE) dhe Kinës. Statistikat europiane të turizmit hedhin dritë mbi numrin e këtyre udhëtimeve.
Në vitin 2018, banorët nga 27 shtete anëtare të BE-së bënë 1.75 milion udhëtime nga Bashkimi Europian në Kinë, duke e bërë Kinën destinacionin e 11-të më të njohur jashtë BE-së. Udhëtimet në Kinë përfaqësuan afro 2% të numrit të përgjithshëm të udhëtimeve të bëra jashtë BE-së në vitin 2018.
Numri i udhëtimeve nga BE në Kinë ndryshon fuqishëm nga viti në vit; në 2018, ajo u rrit me më shumë se një e treta (+ 36%) krahasuar me një vit më parë; në vitin 2017 ra me një të pestën (-21%) dhe në vitin 2016 u rrit me një gjysmë (+ 50%).
Rreth gjysma (48%) e udhëtimeve të bëra nga banorët e BE-së në Kinë në vitin 2018 janë bërë për qëllime profesionale. Pjesa tjetër u bë për arsye personale, kryesisht për pushime (35% të totalit) ose për vizitë miqve dhe të afërmve (15%).
BE është një destinacion i rëndësishëm për turistët kinezë, dhe vizitorët kinezë janë të rëndësishëm për sektorin e turizmit në shumë pjesë të BE-së. Në vitin 2018, hotelet dhe akomodimet e tjera turistike në të gjithë BE-në regjistruan afro 22 milion netë të kaluara nga turistët kinez, 7% më i lartë se në vitin 2017. Kjo ishte gati pesë herë më shumë se dhjetë vjet më parë. Në 2018, destinacionet kryesore për turistët kinezë brenda BE ishin Italia (5.3 milion netë), Franca (4.0 milion netë), Gjermania (3.0 milion netë) dhe Spanja (2.5 milion netë). (europa)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.