‘Përmbytet’ tregu i shtëpive – Normat e ulëta të interesit nxisin kërkesën
Blerësit e shtëpive vazhdojnë të kërkojnë përsëri në treg, ndërsa ekonomia amerikane rihapet.
Aplikimet për hipotekë për të blerë një shtëpi u rritën 5% në javën që përfundon më 5 qershor dhe këtë vit janë 13% më të larta, sipas një raporti nga Shoqata e Bankave të Hipotekave.
Përveç kësaj, pronarët e tanishëm të shtëpive kanë filluar të kërkojnë rifinancimin e hipotekave ekzistuese për të përfituar nga normat e ulëta –
Kërcimi në aplikime u nxit përsëri nga normat e ulëta të hipotekave, kërkesa e prirur nga fillimi i pranverës, dhe rihapja e ekonomisë.
Normat e hipotekave janë rritur pak, por mbeten afër niveleve të ulëta rekord. Norma mesatare e interesit për një hipotekë me normë fikse 30-vjeçare u rrit në 3.38% nga 3.37% një javë më parë në SHBA.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.