Përmbytjet, kujdesi shëndetësor – Mjekët e Urgjencës Kombëtare kryejnë vizita mjekësore në shtëpi
Për të shmangur një rritje të mundshme të sëmundshmërisë pas përmbytjeve masive që prekën disa zona, mjekët e Urgjencës ofrojnë vizita mjekësore në shtëpi.
Vizitat janë kryer në Fier dhe Vlorë dhe në fokus kishin monitorimin e situatës shëndetësore të këtyre banorëve.
Në Fier, në shkollën “Rakip Kryeziu” ku ende ka disa familje të evakuuara nga Shën Pjetri, në Njësinë Administrative Topojë, mjekët e Urgjencës Kombëtare kryen vizita mjekësore të të gjithë të evakuuarve dhe dërguan në spital një prej banorëve që shfaqte probleme kardiake.
Vizitat mjekësore shtëpi më shtëpi u kryen edhe në fshatin Bashkim, afër Vjosës, një zonë e prekur nga përmbytjet në Levan, në Novoselë, si dhe në fshatin Fitore, më i prekuri nga përmbytjet masive të ditëve të fundit.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.