Përmes nënprodukteve të mishit dhe bulmetit, ekonomitë e Ballkanit mund të bëhen më të gjelbra

Një element kyç për një ekonomi të qëndrueshme është mënyra se si një shoqëria përballet me resurset e limituara. Vende të ndryshme vuajnë nga një trashëgimi e shpërdorimit të aseteve natyrore, që nga komoditetet e deri tek ajri.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka dhënë disa këshilla mbi mënyrën se si vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përmirësohen në këtë aspekt. Në një seminar të zhvilluar në Beograd, zbulimet e një studimi treguan potencialin e madh që ka për të ulur mbetjet në industrinë ushqimore.
Zakonisht, ajo çka mbetet nga përpunimi komercial i pijeve dhe ushqimeve konsiderohet zakonisht si mbetje, por nëse kompanitë përmirësojnë mënyrën se si i mbledhin dhe si i përdorin ato, ato mund të fillojnë të trajtohen si resurse.
Shembulli vjen nga industria e mishit në Serbi, e cila prodhon mbi 450 mijë ton në vit. Nga proceset e prodhimit gjenerohet një sasi e madhe mbetjesh, prej rreth 120 mijë ton. Shumica e saj përdoret tashmë për ushqim për kafshët shtëpiake, për fertilizues, ose për karburant.
Por më tepër mund të bëhet. Studimi i BERZH tregon se me përmirësime në teknologji, përdorimi i mbetjeve industriale mund të rritet me 50%. Nga kjo mund të përfitojnë edhe sektorët e mishin në Shqipëri dhe Bosnje, pavarësisht se janë më të vegjël se në Serbi.
Ndërkohë, edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor mund të përfitojnë në një sektor tjetër: atë të bulmetit.
Në të gjithë Ballkanin ka baxho të mëdha, por vetëm një pjesë e prodhuesve të qumështit të freskët hyjnë në industrinë e bulmetit. Kjo pritet të ndryshojë në të ardhmen me shtimin e procesimit të qumështit.
Në Serbi, qumështi i freskët i procesuar përbën 55% të prodhimit total, ndërsa në Shqipëri arrin në mbi 60%. Nga mbi 800 milionë litra qumësh të procesuar çdo vit, vetëm 10% del si mbetje dhe ripërdoret. Pjesa më e madhe e saj është në formën e hirrës, e cila procesohet në gjalpë të kripur apo koncentrohet për përdorim në ushqim kafshësh.
Teksa tregu i bulmetit zhvillohet më tej, nevoja për investime në teknologji moderne do të rritet, së bashki me nevojën për të përdorur më mirë mbetjet.
Vetëm për sektorin e mishit dhe bulmetit, studimi i BERZH tregon se ka mundësi për të derivuar më tepër vlera nga përdorimi i mbetjeve, duke nxitur investimet në facilitetet e procesimit, menaxhim më të mirë, teknologji moderne dhe sistemi mbledhjeje. Kjo do të çojë në përdorimin më eficient të burimeve dhe do të ndihmojë t’i bëjë ekonomitë e vendeve të Ballkanit më të gjelbra.
Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.