Përmirësimi i infrastrukturës te “Syri i Kaltër”- Hapet tenderi për mbikëqyrësin
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka shpallur tenderin për mbikëqyrjen e punimeve të objektit “Përmirësim i infrastrukturës dhe kthimi i Parkut Natyror “Syri i Kaltër” në destinacion eko-turistik”
Fondi limit është 1 milionë e 951 mijë lekë ndërsa kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 10 (dhjetë) muaj nga data e dorëzimit të sheshit të ndërtimit (i njëjtë me afatin e realizimit te punimeve nga shoqëria ndërtimore e cila do të zbatojë punimet).
7- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 08 shkurt 2021, Ora: 15:00 në www.app.gov.al.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.