Përmirësohen vendorët – 1.1 miliard lekë më shumë se viti 2016

Pushteti vendor duket se po rrit performancën. Ecuria e shumë viteve kur njësitë e qeverisjes vendore “vegjetonin” vetëm më fondet e buxhetit të shtetit, po ndryshon. Ndërkohë reformat e ndërmarra apo rritja e disa tarifave nga bashkitë kanë dhënë efektet e pritshme.
Referuar të dhënave të treguesve fiskalë të Ministrisë së Financave, rezulton se gjatë 2-mujorit të këtij viti janë mbledhur rreth 2.3 miliardë lekë ose 1.1 miliardë lekë më tepër sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.
Sipas statistikave zyrtare të financave, në 2 mujorin e parë të vitit 2016, në buxhetin e shtetit janë arkëtuar nga pushteti vendor 1.2 miliardë lekë. Aktualisht, taksat e pushtetit vendor, të ardhurat e të cilave shkojnë në buxhetin e shtetit, janë ato mbi pasurinë, tatimi mbi biznesin e vogël dhe taksa lokale.
Por referuar të dhënave, dy janë analizat që mund të bëhen, ose parashikimi është më i ulët se kapaciteti, ose pushtetarët vendorë kanë rritur performancë. Por në gjithë këto vite njësitë e qeverisjes vendore nuk kanë administruar në mënyrë efikase, çka është reflektuar në treguesit e të ardhurave.
Ndërkohë reforma për ndarjen e re administrative të vendit, që tashmë ka hyrë në fuqi në pjesën e dytë të vitit 2015, pritet të sjellë ndryshime edhe në buxhetet e planifikuara të njësive vendore.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.