“Përplasja” Meta-Rama edhe për COVID – Presidenti kërkon rivlerësim të situatës dhe masave, Rama: S’ke kompetencë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dërguar një letër Ministrisë së Shëndetësisë, për dijeni edhe Kryeministrit, ku i kërkon informacion mbi situatën e pandemisë Covid-19 në Shqipëri. Shkak është bërë rritja e numrit të të prekurve nga infeksioni në javët e fundit, çka sipas kreut të shtetit kërkon një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të. Ndër të tjera, Meta kërkon informacion mbi parashikimet për rritjen e numrit të testimeve, nëse kemi staf të mjaftueshëm për gjurmimin e kontakteve apo çfarë masash janë marrë për rimbursimin e shpenzimeve për mjekimin apo kontrolliin e pacientëve, që mjekohen pa u shtruar në spital, duke patur parasysh që këto shpenzime kapin vlera të larta për qytetarët shqiptarë. Gjithashtu, sipas Metës struktururat spitalore COVID 1 dhe 2 janë tepër të ngarkuara, ndaj kërkon infromacion mbi kapacitete spitalore dhe reanimatore të vëna në dispozicion për të prekurit nga COVID dhe të sëmurëve të tjerë me sëmundje kronike. Nga ana tjetër Meta pyet nëse janë planifikuar në buxhetin e shtetit fonde të mjaftueshme për përballimin e pandemisë Covid-19, sa financime janë kryer deri tani dhe sa janë parashikuar të kryen në javët dhe muajt e ardhshëm për të përballuar situatën shëndetësore. Por, mbetet e paqartë nëse kreu i shtetit do të marrë një përgjgije zyrtare nga Ministria e Shëndetësiisë për të gjitha pyetjet e ngritura, për sa kohë menjherë pas publikimit të shkresës ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili i thotë presidentit se “s’ka asnjë kompetencë të fusë hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore”.
Ekspertët janë ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit. Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, prandaj secili, ti i pari, duhet të zbatojë rregullat e thjeshta! Ministrja e Shëndetësisë meriton përkrahje pa rezervë për punën e palodhur që po bën, siç e meritojnë ekspertët dhe padiskutim mjekët e infermierët që po shkëlqejnë prej muajsh në këtë luftë, ku e tërë bota po vuan nga të njëjtat probleme e dilema të mëdha vendim-marrëse!
Numri i të prekurve nga COVID-19 ka pësuar rritje të ndjeshme gjatë ditëve të fundit, ndërkohë që vetëm javën që lamë pas u shënuan 2114 raste të reja apo 50% më shumë se 2 javë më parë.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.