Përplasja në gjykatë – OST padit Bashkinë e Vaut të Dejës për bllokimin e llogarive

Ka përfunduar në Gjykatën Administrative të Apelit përplasja mes Operatorit të Transmetimit të Energjisë dhe Bashkisë së Vaut të Dejës. Shkak i përplasjes është bërë pretendimi i Bashkisë së Vaut të Dejës për një seri faturash të papaguara nga OST.
Padia është ngritur nga Operatori i Shpërndarjes, i cili kërkon rrëzimin e pretendimeve të Bashkisë së Vaut të Dejës. OST kërkon gjithashtu edhe pezullimin e një urdhëri përmbarimor të Bashkisë, përmes të cilit ajo i ka bllokuar llogaritë bankare.
Nga padia e OST mësohet se faturat e papaguara i përkasin vitit 2012. Në atë vit, Bashkia e Vaut të Dejës ka nxjerrë tre shkresa administrative ndaj Operatorit të Transmetimit për shlyerje të “taksave dhe tarifave vendore” si dhe “Fatura për arkëtim”.
Padia nga ana e OST është regjistruar në Apelin Administrativ më datë 20 janar.
L.R./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.