Përplasja tjetër me Presidentin – Meta rikthen Ligjin për Përmbaruesit privatë: T’u bëhet Vetting. Komisioni e rrëzon
Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar të mërkurën dekretin e Presidentit Ilir Meta që ktheu për rishqyrtim nga Kuvendi Ligjin për Përmbarimin Privat.
Në dekret Presidenti vinte pikëpyetje mbi gjashtë nene të Ligjit të Ri të Përmbarimit dhe që kishin të bënin me mbledhjen e detyrimeve financiare me mirëkuptim, caktimin e numrit të përmbaruesve, mbikëqyrjen e shërbimit nga vetë Dhoma e përmbaruesve, numrin dhe licencat e këtyre profesionistëve, si dhe faktin që ata duhet t’i nënshtrohen Vetting-ut.
Të gjitha palët u shprehën kundër dekretit të metës, ndërkohë që vetë Dhoma e Përmbaruesve e quajti dekretin e Metës akt tipik antiligjor.
Ligji i kthyer për rishqyrtim nga Kuvendi do të votohet edhe një herë me votim të thjeshtë nga deputetët në seancë plenare.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.