Përplasjet në Kukës, reagon ministri i Brendshëm Xhafaj: Policia e Shtetit do të japë përgjigjen e duhur ndaj nxitësve dhe ushtruesve të dhunës (VIDEO)

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar ashpër ndaj protestës në Kukës që përshkallëzoi në përplasje mes protestuesve e forcave të rendit si dhe me dëmtimin e kabinave për mbledhjen e tarifës për rrugën Durrës-Kukës. Ministri tha se janë 12 punonjës të forcave të rendit që janë lënduar gjatë përplasjeve.
Nga ana tjetër, ministri paralajmëroi se të gjithë ata që kanë nxitur apo marrë pjesë në aktet e dhunës do të përballen me përgjigjen ligjore.
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në deklaratë për media
Posted by Ministria e Brendshme on Saturday, March 31, 2018
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.