Përse Europa nuk pranon patatet e Divjakës?

Në Shqipëri prodhimi i patates llogaritet në rreth 245 mijë ton në vit. Në krahasim me rajonin, Shqipëria le pas Maqedoninë, Kosovën, dhe Malin e Zi, duke u renditur në vendin e 26-të në Europë, ndër 37 Shtete të marra në analizë nga Eurostat sa i përket prodhimit të patates.
Sot, patatja është një ndër artikujt kryesorë të çdo kuzhine botërore, e përdorur si ushqim në shumë forma. Statistikat në Bashkimit Europian (BE) evidentojnë se në nivelin europian, Gjermania mban vendin e parë me 10 milionë ton prodhim në vit, duke i zënë 19% të totalit të prodhimit të vendeve të BE-së, raporton “Shekulli”.
“Shqipëria duhet të japë garanci për sigurinë e këtij produkti nëpërmjet analizave të certifikuara më parë”, bën të ditur Eurostat.
Ekspertët shpjegojnë lidhur me eksportet e patates, se, Bashkimi europian nuk i ka vënë asnjë pengesë Shqipërisë në eksportin e saj në tregjet europiane por Shqipëria duhet të japë sigurinë e këtij produkti nëpërmjet analizave të certifikuara.
Çmimi ka rënë dhe tregu është zhdukur.
“Patatja ka që në prill që ka dalë në treg. Prodhime ka plot, por nuk po e shesim dot. E kemi blerë me 220 lekë kilogramin e patates, nuk po e shesim dot me 15 lekë”, tregon Jorgan Kurti, fermer në Divjakë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.