Çfarë duhet të shmangni në intervistën tuaj të parë për punë?

Nëse dëshironi të krijoni një përshtypje të parë sa më të mirë tek të tjerët, të fitoni punën e ëndrrave apo që disa njerëz të kenë simpati për ju, duhet të bëni disa ndryshime. Këtu do të gjeni disa këshilla që do t’ju ndihmojnë.
- Shmangni veshjet e papërshtatshme
Veshja tregon shumë për ju dhe karakterin tuaj. Duhet të keni shumë kujdes në mënyrën se si visheni. Nëse bëhet fjalë për të filluar një punë të re, fillimisht duhet të pyesni nëse ka një kod veshjeje.
- Tregoni Kuriozitet
Nëse ju shkoni në një intervistë pune, ju padyshim dispononi informacione të shumta rreth kompanisë, por a e dini që është mirë që të gjeni informacione edhe për personin që do t’ju intervistojë? Pyesni ndonjë të njohur, shokë apo shoqe, ose hidhni një sy në internet për të gjetur se ku ai apo ajo ka punuar më parë dhe nëse keni ndonjë lidhje të përbashkët. Më pas mos hezitoni të përdorni informacionet që zbuluat gjatë intervistës.
- Arrini në orar
Nëse arrini vonë, kjo do të thotë se nuk respektoni kohën e personit tjetër që keni lënë takim. Justifikimi për vonesën nuk e përmirëson situatën. Mundohuni ta përcaktoni mirë kohën që do t’ju duhet për të shkuar diku, duke marrë parasysh trafikun apo ndonjë të papritur.
- Bëjeni telefonin tuaj pa zë
Nëse gjatë një takimi çfarëdo, do të mbani me muzikë telefonin apo smartphone-n tuaj, nuk do të linit përshtypje aspak të mirë te personat e tjerë. Do të ishte mirë që të përqendroheshit në bisedë e të mos shpërqëndroheni nga telefoni juaj.
- Shtrëngoni duart
Një shtrëngim duarsh mbetet është një zakon që tregon mirësjellje si dhe respekt. Nuk duhet të përqafoni personat që nuk i njihni mirë, aq më tepër në një intervistë punë, gjithçka duhet të jetë formale dhe brenda kornizave.
- Qëndroni neutral
Pavarësisht situatës në të cilën ndodheni, qëndroni neutral. Nuk është mirë të përfshiheni apo tregoni mbi bindjet tuaja politike kur nuk njiheni mjaftueshëm me dikë.
- Tregoni interes për personin tjetër
Në një intervistë punë, duhet të flisni për veten tuaj por bëhuni gjithashtu një dëgjues një i mirë ndaj personit që do t’ju intervistojë, jo vetëm që do të lini një përshtypje të mirë por do të ishte mirë të dinit se me kë keni të bëni.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.