Personat fizik do të kenë vetëm një NIPT – DPT: 31 gushti, afati i fundit për mbylljen e NIPT-eve të tjera

Një individ me të njëjtin numër të identifikimit personal (ID) mund të regjistrohen vetëm një herë si person fizik tregtar nga Qendra Kombëtare e Biznesit dhe mund të pajiset vetëm me një NIPT/NUIS.
Referuar ndryshimeve të fundit ligjore, Administrata Tatimore sqaron se tatimpaguesit e regjistruar si Persona Fizik, mund të pajisen me një NUIS/NIPT të ri nga QKB-ja, vetëm mbas çregjistrimit të NUIS/NIPT-in ekzistues.
Ndërkohë, në rast se tatimpaguesit do të ushtrojnë aktivitet në një vend të ndryshëm nga adresa kryesore, por do të mbajnë të njëjtin NIPT/NUIS, atëherë tatimpaguesi personi fizik, duhet të pajiset me një certifikatë me NIPT/NUIS të njëjtë me atë të regjistrimit, por me numër serial të ndryshëm, me qëllim identifikimin e vendndodhjes së re.
Më tej, DPT sjell në vëmendje të të gjithë tatimpaguesve persona fizikë që janë pajisur me më shumë se një NIPT, duhet të aplikojnë pranë QKB-së për mbylljen e NIPT-eve të tjera brenda datës 31 gusht 2019, duke mbajtur kështu vetëm një NIPT kryesor.
Në rast të kundërt, Administrata Tatimore do të bëjë vlerësimet alternative, bazuar kjo në nenin 71, germa “f”) të ligjit “Për procedurat tatimore”, lidhur me deklarimin e të ardhurave dhe ndryshimin e përgjegjësive tatimore në NUIS/NIPT-in që do të përcaktojë tatimpaguesi.
Tatimpaguesi, NUIS/NIPT-et e tjera mund t’i regjistrojë si adresa sekondare (dytësore) të NUIS/NIPT-it kryesor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.