Personat Fizik me xhiro mbi 8 milionë lekë, Tatimet: Detyrimet tatimore që duhet të paguajnë
Personi Fizik me të xhiro mbi 8 milion lekë, ka në sërë detyrimesh tatimore për të paguar, sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Si fillim ai duhet të regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Person Fizik, quhet një individ i cili kërkon të ushtrojë një aktivitet tregtar të pavarur dhe është i vetëpunësuar, i vetëm dhe/ose me punëmarrës anëtarë të papaguar të familjes dhe persona të tjerë.
Nëse një Person Fizik ka një xhiro vjetore të biznesit mbi 8 milionë lekë ai është subjekt i TVSH-së, dhe ka detyrime për të deklaruar dhe paguar si: TVSH; Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; Tatimin mbi Fitimin, si dhe Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Tatimin në Burim (nëse i ka si përgjegjësi tatimore).
Nëse je Person Fizik, me një xhiro vjetore të biznesit mbi 8 milionë lekë, ju mund të gjeni më shumë informacion mbi të drejtat dhe detyrimet duke klikuar në link.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.