Personat juridik me xhiro 2-5 mln lekë, Tatimet: Të drejtat dhe detyrimet e kësaj kategorie
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në këtë publikim do t’ju njohë me të drejtat dhe detyrimet e kategorisë së tatimpaguesve: “Person Juridik me xhiro 2 deri në 5 milionë lekë”, si pjesë e Platformës së Informimit.
Person Juridik me xhiro 2 deri në 5 milionë lekë
Person Juridik, quhet një Shoqëri Tregtare që preferon të bëjë biznes si person juridik dhe jo si individ person fizik; harton një statut të shoqërisë si individ/person juridik ose me individë të tjerë/persona të tjerë juridikë; dhe merr përgjegjësi për detyrimet e krijuara gjatë ushtrimit të veprimtarisë me të gjitha pasuritë e biznesit.
Personi juridik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Nëse një Person Juridik ka një xhiro vjetore të biznesit nga 2 deri në 5 milionë lekë ai është subjekt i TVSH-së dhe ka detyrime për të deklaruar dhe paguar TVSH; Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi; Tatimin në Burim (nëse e ka si përgjegjësi tatimore) si dhe ka detyrimin për të deklaruar Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin. Për këtë kategori Tatimi i Thjeshtuar mbi Fitimin është me shkallë 0%.
Për regjistrimin e biznesit kërkohen disa dokumenta dhe të dhëna të detyrueshme:
- Dokumentat:
- Kartë identiteti e administratorit ose personit të autorizuar prej tij;
- Akti i themelimit dhe statuti nëse janë hartuar si dy dokumente të veçanta;
iii. Kartat e identitetit të ortakëve që nuk janë të cituara në aktet e krijimit të shoqërisë;
- Dokumenta të tjera specifike për ortakët e shoqërisë që janë persona juridikë.
Të dhënat minimale të detyrueshme për t’u përfshirë në statutin e një shoqërie tregtare shpk dhe formularin e kërkesës për regjistrim:
- Emri;
- Lloji i aktivitetit;
iii. Adresa;
- Ortakët;
- Kapitali fillestar, i cili nuk mund të jetë më i vogël se
100 lekë;
- Vlera e kuotës së zotëruar nga secili ortak;
vii. Administratori;
viii. Kohëzgjatja e shoqërisë.
- Xhiroja vjetore e parashikuar:
Përbën bazën mbi të cilën përcaktohen detyrimet/përgjegjësitë tatimore që në momentin e regjistrimit. Më tej paraqiten llojet e detyrimeve tatimore sipas nivelit të xhiros.
Procesi i regjistrimit në QKB përfundon mbasi ke:
- plotësuar dhe dorëzuar formularin e regjistrimit me të dhënat e mësipërme;
- Dorëzuar të gjitha dokumentat shoqëruese; dhe,
- Marrë dokumentin unik të identifikimit, që quhet Numri i Identifikimit të Personit të Tatueshëm
(NIPT), dhe certifikatën përkatëse të regjistrimit.
Ky proces zgjat një ditë pune.
Të nesërmen mund të verifikosh statusin e kërkesës për regjistrim duke klikuar në faqen elekronike
të QKB-së: http://www.qkb.gov.al
- Në rast se kërkesa pezullohet, ke 21 ditë kohë për të plotësuar mangësitë.
- Në rast se regjistrimi refuzohet, bëhet kërkesë e re, pas eleminimit të shkaqeve të refuzimit.
Regjistrimi i biznesit në QKB është njëkohësisht edhe:
Regjistrim në Administratën e Tatimeve, Doganave, Bashkive dhe Inspektoratit të Punës.
Menjëherë pas regjistrimit fillestar në QKB:
- Hap dhe regjistro llogarinë tënde në faqen elektronike të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) duke përdorur:
- NIPT-in, si emër përdoruesi, dhe
- “Tatimetemia12”, si fjalëkalim fillestar.
Nëse je regjistruar ose do të regjistrohesh si Person Juridik, me një xhiro vjetore të biznesit në intervalin nga 2 deri në 5 milionë lekë, ju mund të gjeni më shumë informacion mbi të drejtat dhe detyrimet duke klikuar në link: https://bit.ly/2Qizlhi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.