Perspektiva e paundit britanik! Dalja pa marrëveshje përbën ende kërcënimin kryesor
Tregtarët e paundit përballen me rrezikun e një tjetër vote mbi planin e Theresa May javën e ardhshme dhe perspektiva e daljes pa marrëveshje vazhdon të cënojë valutën.
Paundi shmangu një goditje të madhe ndërkohë që Bashkimi Europian zgjati afatin e Brexit me 2 javë, apo deri më 22 Maj nëse Kryeministrja Theresa May i’a del të fitojë votën në parlament.
Megjithatë, kjo nuk e heq rrezikun e daljes së Britanisë pa marrëveshje fare nga Bashkimi Europian, c’ka do të sillte rënie të valutës.
Investitorët e kanë ndjerë rrezikun e daljes pa marrëveshje, ndërkohë që humori në një afat 1-mujor është më i zymti që prej referendumit të 2016-ës. Banka amerikane e investimeve Goldman Sachs, ka rishikuar shanset e daljes pa marrëveshje në 15% nga 5% që vlerësonte më parë, ndërsa disa spekulatorë, e shohin këtë skenar në 50%.
Sipas Goldman, ndërkohë që Brexit është shtyrë, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian kanë mbajtur të gjitha mundësitë të hapura, duke e bërë të vështirë për të parashikuar rezultatin. Paundi ka pasur luhatje të mëdha këtë muaj, megjithatë, është ende valuta kryesore me performancën më të mirë në 2019.
Duke u krahasuar me referendumin e 2016-ës, paundi është ende në rënie me 12%. Pasiguria e vazhdueshme ka bërë që shumë firma të aktivizojnë planet e daljes pa marrëveshje dhe investitorët të kërkojnë aktive të sigurita, përfshirë titujt e borxhit britanik.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.