Perspektiva e Rezervës Federale – Powell: Nuk do nxitohet me tkurrjen monetare. Ka rreziqe botërore
Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, tha se banka qendrore e Shteteve të Bashkuara nuk do nxitojë në rritjen e normave të interesit përsëri, ndërkohë që po monitoron ngadalësimin e ekonomisë botërore.
Normat e interesit janë në nivel të përshtatshëm dhe pranë nivelit neutral, që nuk stimulon as frenon ekonominë, tha Powell. Ngadalësimi ekonomik në Kinë dhe Europë, si dhe çështje të tjera botërore përbëjnë rreziqe ndaj perspektivës amerikane. Powell foli për një serë çështjesh, përfshirë shëndetin e sistemit financiar, fuqinë punëtore dhe politikat agresive të Donald Trump kundër tkurrjes monetare.
Tashmë që kanë kaluar 10 vite të rritjes ekonomike, Powell dha siguri për shëndetin e ekonomisë dhe sistemit bankar, ndërkohë që punësimi ndodhet në nivel rekord dhe bankat janë të mirë kapitalizuara. “Kriza financiare dha një goditje të madhe te jetët e njerëzve. Sistemi ynë tashmë është shumë më i fortë se sa ka qenë përpara krizës financiare”, tha Powell. Ai shtoi se nuk ka prova të ndonjë mbivlerësimi në tregje. Spread-et e kreditit, treguesit e bursave dhe të tregjeve të tjera financiare, ndodhen pranë niveleve afat-gjata.
Në lidhje me presidentin, Powell tha se nuk është e përshtatshme që të komentojë në mënyrë direkte për Trump, që e quajti Rezervën Federale të “çmendur”, kur rriti normat e interesit. Por ai tha se presidenti nuk ka fuqi ligjore që ta pushojë, për një konflikt të politikave. Powell tha se ngadalësimi i tkurrjes monetare nuk ka të bëjë me Trump dhe se Fed nuk do të vlerësojë asnjëherë konsideratat politike në rritjen e normave të interesit.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.