Perspektiva ekonomike e Eurozonës, e “errët” – Bie treguesi i ndjesisë ekonomike i Komisionit. Gjermania, pranë recesionit
Ekonomia e Eurozonës e ka nisur vitin 2022 në performancë të dobët, me kufizimet e pandemisë që po ndikojnë tek besimi dhe prej shqetësimeve se Gjermania mund të jetë pranë një recesioni, për të dytën herë që kur nisi kriza e pandemisë. Treguesi i ndjesisë ekonomike i Komisionit Europian, ra në 112.7 në muajin Janar, që ishte më i ulëti në 9 muaj, nxitur nga rënie në shumicën e sektorëve dhe tek konsumatorët. Pritshmëritë për punësim ranë për të dytin muaj radhazi. Raporti vjen pas lajmeve negative nga Gjermania, që treguan se prodhimi në tremujorin e katërt u tkurr me 0.7%, më shumë se dyfishi i pritshmërive të analistëve. Nga ana tjetër, Franca dhe Spanja raportuan rritje më të madhe se ç’pritej.
Europa ka mbetur mbraja Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, në rimëkëmbjen nga pandemia, me problemet në ofertë që kanë goditur manifakturën, masat anti-Covid që kanë ndikuar shërbimet dhe mungesa e stafit që ka sjellë ndërprerje tek të gjithë sektorët e ekonomisë. Fondi Monetar Ndërkombëtar uli këtë javë projeksionet për Eurozonën për vitin dhe paralajëmroi për probleme të vazhdueshme me inflacionin. Kohëzgjatja e presioneve rekord në çmime po shqetëson politikëbërësit tek Banka Qendrore Europiane, që përmendin një rritje tek energjia që nuk mund ta kontrollojnë dot.
Qeveritë kanë ndërhyrë duke kompensuar kostot e larta për konsumatorët, duke parandaluar një tkurrje të shpenzimeve që mund të vijë nëse përkeqësohen tensioent mes Rusisë dhe Ukrainën. Sondazhi i Komisionit Europian, tregoi se ofruesit e shërbimeve dhe shitësit me pakicë pritet të rrisn çmimet në muajt e ardhshëm. Ndërkohë, edhe anketimi i konsumatorëve, rezultoi në nivelin më pesimist në disa kohë, për të ardhmen financiare.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.