Perspektiva për ekonomitë Arabe – Priten në rënie prej diversifikimit të dobët nga nafta
Projeksionet për ekonomitë arabe këtë vit janë ulur, sipas një sondazhi të Reuters ndaj ekonomistëve, ndërkohë që rënia e prodhimit të naftës, masat shtrënguese dhe diversifikimi i dobët larg naftës, po ndikon. Produkti i Brendshëm Bruto në Arabinë Suadite, që është ekonomia më e madhe arabe dhe eksportuesi kryesor i naftës në botë, pritet të rritet me 1.8% këtë vit dhe 2.2% në 2020-ën.
Ekonomia e Arabisë Saudite u rrit me 2.21% në vitin 2018, prej sektorit të fortë të naftës dhe duke u rimëkëmbur nga një tkurrje me 0.74% në vitin 2017, që erdhi nga rënia e çmimeve të energjisë dhe masave shtrënguese. Projeksionet për Emiratet e Bashkuara Arabe, qëndrojnë në 3% për vitin 2019 dhe 3.2% në 2020-ën. Në vitin 2018 ekonomia e Emirateve u rrit me një normë më të ngadaltë se sa pritej prej 1.7%, ndërkohë që Dubai u rrit me 1.94%, që është norma më e ngadaltë që prej vitit 2009.
Ekonomitë prodhuese të naftës të Gjirit Persik, u goditën nga kolapsi i çmimeve në vitin 2014, që i detyroi këto që të ndërmarrin reforma fiskale dhe diversifikime. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe vende jashtë kartelit si Rusia, arritën në dakordësi për të ulur prodhimin në Janar, që të nxisin çmimet. Më herët gjatë muajit, Fondi Monetar Ndërkombëtar uli projeksionet me 0.2% për ekonominë botërore, që ishte dhe zhvlerësimi i tretë që prej muajit Tetor.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.