“PërTëFol”- Artan Gjergji: “Ka ardhur koha për një Bursë Valutore në Shqipëri. Qytetarët kanë nevojë për besueshmëri dhe paanshmëri.”
Luhatja e fortë e kursit të këmbimit në Shqipëri ka qenë një nga temat e diskutuara në emisionin “PërTëFol” me moderatoren Dafina Hysa. Reth kësaj teme ishte i ftuar Artan Gjergji, drejtori ekzekutiv i Bursës Tregtare të Titujve Shqiptarë.
Në intervistë z.Gjergji shprehu nevojën që tregu shqiptar ka për krijimin e një tregu të brendshëm për valutën e huaj. Në këtë mënyrë sipas tij tregu bëhet më transparent dhe i besueshëm për qytetarët dhe operatorët ekonomikë, duke qenë i paanshëm. Deri më tani kaudri ligjor nuk ka qenë i favorshëm për diçka të tillë si dhe nevojitet një sistem i ri klerimi. Dy nevoja këto që kanë përparuar dhe në të ardhmen Shqipëria mund ta kthejë në realitet bursën e valutës së huaj.
Gjergji gjithashtu ka bërë thirrje kundrejt qytetarëve të mos krijojnë panik për të kthyer kursiemt e tyre në valuta të huaj, pasi sistemi ynë financiar është tërësisht likuid, bazuar mbi informacione të besueshme statistikore.
Intervista e plotë
Cilët janë faktorët kryesorë për luhatjen midis Euros dhe Leku, por edhe monedhave të tjera?
“Duhet të kuptoni që valutat janë si çdo lloj malli dhe shërbimi, prandaj dhe kërkesë-oferta e tyre përcaktohet nga tregu. Problematika që duhet theksuar është tek fakti që valutat kanë dy lloj ndikimesh. Ndikimin nga kërkesë-oferta ndërkombëtare dhe ndikimi nga tregun i brendshëm. Këto shkojnë shumicën e kohës paralel, por ka raste të veçanta kur kërkesa-oferta brenda vendit është më e luhatur.
Në ekonominë e lirë të tregut, import-eksportet qarkullojnë normalisht ndërmjet vendeve, prandaj operatorët ekonomikë kanë nevojë për valuta të ndryshme. Kjo sjell kërkesë-ofertën për këto monedha. Nga ana tjetër eksportuesit kanë valutë të huaj dhe duan ta këmbejnë me lekë.
Balancat mes tregut ndërkombëtar dhe vendas shkojnë parallel, nuk ka probleme. Kur tregu ecën në normalitetin e tij, investitorët apo agjentët ekonomiëk e kanë më të kollajtë të parashikojnë lëvizjet dhe të marrin pozicionet në tregje. Nëse një importues pret që valuta t’I rritet, atëherë ai blen nga sot për të evituar kostot.
Problematika vjen kur ka goditje të forta apo kolpo të ndryshme. Jetojmë në një situatë krize, që ka prishur ekuilibrat logjike të kërkesë-ofertës. Në këtë situatë kërkesa-ofertë është e bllokuar brenda dhe jashtë vendit, normalisht që ishin të pritshme goditje të tilla në tregun financiar, të cilat duhet thënë janë njëfarë buke për spekulatorët, që përfitojnë nga këto luhatje të mëdha. ”
Keni dyshime për prani të spekulatorëve në treg?
“Spekulimi ka të bëjë me aftësinë e një investitori të parashikojë kahun me të cilin do të lëvizi çmimi. Pra, nëse dikush e percepton se si do të lëvizë çmimi kjo sjell fitime të mëdha për një kohë të shkurtër. Shpesh ngatërrohet spekulimi me manipulimin. Kjo e dyta është një formë e paligjshme. Duhet përcaktuar se manipulimi do të thotë që investiorët kanë një informacion të brendshëm, dinë diçka më shumë se tjerët dhe në këtë mënyrë përfitojnë në interesin personal.”
A dyshoni se spekulatorët apo manipuluesit kanë krijuar luahtjet e forta të këmbimit në Shqipëri këto ditë?
“Luhatja në tre-katër ditët e fundit ka qenë shumë e fortë. Kemi pasur një zhvlerësim të lehtë gradual të lekut. Konsumi ose kërkesa, edhe pse COVID-19, na ka bllokuar, vazhdon në ritme normale. Ne kemi varësi të madhe nga importi, pra kjo solli një rritje kërkese për rritjen e valutës. Nëse këtij faktori i shtojmë edhe uljen e normës së interesit nga Banka e Shqipërisë janë dy ndikime shumë të mëdha. Para tre ditësh patëm një super vlerësim të lekut me 5 apo 6 pikë për një periudhë të shkurtër kohore gati gjysmë ore.
Nuk arrij dot si ekspert të gjej një arsye bindëse, pse patëm një lëvizje të tillë kaq të fortë. Këtu luajnë mekanizma. Disa dyshojnë nga impakti i logjistikës për transferimin të fondeve jashtë vendit dhe anasjelltas. Kishte argument nga ekspertë të tjerë që në atë ditë kemi pasur prurje të valutës së huaj nga jashtë.”
Por, edhe sjellja e valutës nga jashtë a e justifikon një tërmet valutor prej 30 minutash?
“Ky është një debat që rregullatorët duhet ta shohin me kujdes. Një opsion tjetër është se mund të ketë pasur një kolpo nga Banka Qëndrore për të mos i lejuar spekulatorëve më shumë hapësirë. Banka Qëndore ndërhyrjet e brendshme i raporton 3 muaj me vonesë, për të mos krijuar panik. Por, edhe këtë ndërhyrje e kanë ditur të gjithë rregullatorët e tregut. Në 30 minuta kjo kolpo duket e çuditshme dhe mund të ketë pasur abuzim nga rregullatorët e mëdhenj financiarë.”
Në çfarë mënyrë mund të ndërhyjë Banka Qëndrore nëse kemi situate të tilla edhe në ditët e ardhshme?
“Të gjithë rregullatorët raportojnë te Banka e Shqiërisë dhe ajo e ka informacionin e nevojshëm se ku ka pasur lëvizje.
Nuk mendoj se ky është problem rregullator, pasi tregjet financiare janë të ndërtuara mbi besimin dhe në këtë mënyrë kërkohet një institucion i besueshëm.
Besimi krijohet tek qytetarët, investitorët, agjentët ekonomik vetëm kur ka transparencë. Tregu valuator i brendshëm në Shqipëri nuk është transparent për të gjithë qytetarët. Ka ardhur koha që brenda Bursës Shqiptare së Titujve të ketë një segment të tregut që të ofrojë përputhjen e kërkesë-ofertës për valutën e huaj brenda vendit.
Në Shqipëri nuk kemi një vend të centralizuar apo informacion statistikor që mund ta marrim të saktë për kursin e këmbimit. Herë-pas here qytetarët i referohen disa operatorëve të caktuar për kursin e këmbimit. Por, duhet kuptuar që secili prej këtyre operatorëve është palë në treg. Pra, për interesa të caktuara ai mund t’i përdorë këto të dhëna për qëllime personale. Për këtë arsye, ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një treg transparent valutor—treg të shkëmbimit të kartmonedhave të huaja—i cili duhet të jetë i paanshëm dhe i pakontrolluar nga pjesëmarrësit, duke garantuar çmimeve të padeformuara dhe zvogëlim të rrezikut për pjesëmarrësit në treg, sidomos të publikut.”
Çfarë e pengon Bursën Shqiptare për të marrë një pozicionim të tillë?
“Përtej dëshirave apo nevojave që ka tregu, kuadri ligjor na pengon, pasi valuta e huaj nuk konsiderohet si titull dhe bursa e ittujve është e licencuar për të tregtuar tituj dhe jo Forex. Ligji i ri për tregjet e kapitalit, pas një pune kolosale nga OBSH-ja dhe AMF-së jep hapësira për diçka të tillë. Ligji nuk e thotë në mënyrë eksplicite, por në mënyrë indirekte nëse ekziston vullneti i rregullatorëve, Bursa Tregtare e Titujve i ka të gjitha kapacitetet për krijimin e një tregu valutor transparent dhe të paanshëm.
Kjo nuk është shumë e thjeshtë pasi ka të bëjë edhe me kapcitetet teknike. Shkëmbimi i valutave kërkon një sistem klerimi që Shqipëria nuk e ka deri më sot, por tashmë Banka Qëndrore po punon në këtë drejtim prej 1 viti dhe është shumë pranë realizimit. Prandaj do të mbetet një objektiv për të ardhmen e afërt.”
Si po operon Bursa në këto ditë me oraret dhe masat kufizuese të qeverisë?
“Ashtu si të gjitha Bursat e rajonit ka qenë e vëmendshme për të monitoruar tregjet financiare. Asnjë bursë në vend të botës nuk është mbyllur, pasi do ishte një vetë-vrasje t’I mbyllje qytetarëve mundësinë që poziconin e investimeve të tyre mos ta kthenin në para. Jemi në respektim total të gjitha masave të qeverisë për mbrojtjen e punonjësve me maska dhe mjetet e nevojshme, duke i mundësuar edhe punën në distancë.”
“Në lidhje me ditët nuk ka asnjë ndryshim, qytetarët mund të kthejnë në likuide bonot dhe obligacionet e thesarit në çdo moment që dëshirojnë. Mjaftojnë të kontakojnë me agjencinë e brokerimit dhe nuk ka asnjë lloj pengese për ta bërë këtë gjë. Fashat orare të qeverisë sollën ndryshim tek oraret bankat, gjë që na solli dhe ne përshtatje me oraret e reja.”
Ka reflektuar muaji mars një nevojë për likuditet nisur edhe nga transaksionet e kryera?
“Nuk mendoj që në një situatë paniku, qytetarët nuk duhet të nxitohen, duke thënë se leku po zhvlerësohet dhe t’i kthejnë kursimet në euro apo valutë të huaj. Për shkak të panikut mund të bëhemi pjesë e spekulatorëve në treg. Banka dhe Guvernatori e ka thënë disa herë se sistemi financiar, por dhe ne si teknicienë nga statistikat e pranojmë që tregu është i stabilizuar dhe ka rezerva të mjaftueshme likuide. Një tjetër fakt interesant është se në tregun bankar ka 8.4 miliardë euro depozita të bllokuara me afat. Janë dhe plot depozita pa afat kohor ose llogari rrjedhëse, shto edhe tek kalkulimet statistikore 700 milionë euro investime në formën e titujve, shtojmë dhe fondet e pensioneve dhe investimeve, por edhe faktin që 50% e likuditet janë jashtë shërbimit bankar del se sistemi ynë financiar është majft likuid.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.