Përurohet pishina më e lartë në botë – Ndodhet midis kati të 10 të dy rrokaqiejve luksozë (FOTOT)

CNN e ka përcaktuar atë si një kryqëzim midis një makthi dhe simbolit të statusit përfundimtar.
Sido që të jetë, Sky Pool i Londrës tashmë ka thyer shumë rekorde: 25 metra i gjatë shtrihet midis katit të 10-të të dy rrokaqiejve rezidencialë në lagjen Nine Elms dhe është struktura më e madhe e lirë e pishinës akrilike në botë.
Pishina është e thellë 3 metra dhe vetëm uji peshon rreth 375 ton, muret anësore të saj janë të trasha 20 cm ndërsa ai në pjesën e poshtme më shumë se 40 cm.
Hyrja në pishinën panoramike, nga e cila të notosh duke admiruar (dhe duke u admiruar) nga e gjithë Londra është e rezervuar vetëm për banorët e rrokaqiejve luksozë midis të cilëve u ndërtua pishina. (BusinessInsider)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.