Përurohet segmenti i dytë i autostradës “Arbën Xhaferi”, Thaçi: I shërben vizionit tonë për Kosovën dhe rajonin

Është përuruar sot segmenti i dytë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku i pranishëm ka qenë edhe Presidenti Hashim Thaçi. Ky aks shprehet Thaçi është rezultat i punës së përbashkët dhe i përgjegjësive të larta shtetërore, por edhe i vizionit euroatlantik të Kosovës.
“Sot është një kënaqësi e veçantë, sepse të gjithë së bashku morëm pjesë në përurimin e segmentit të dytë të autostradës Prishtinë-Shkup.
Një përpjekje e nisur prej disa vitesh, e punës së përbashkët, e një angazhimi serioz prej të gjithë njerëzve vullnetmirë, e përgjegjësive të larta shtetërore, e zotimit tonë për qëllimin dhe vizionin euroatlantik”, ka thënë ai .
Sipas Thaçit, ky është projekt për Kosovën e re dhe moderne.
“Është projekt i Kosovës moderne, i Kosovës evropiane. Është projekt i ëndrrave që kemi pasur, që po shndërrohen në realitet, prandaj urime të gjithëve, urime Kosovë”, ka thënë Thaçi.
Ai ka theksuar se kjo autostradë si urë lidhëse i shërben edhe vizionit tonë për Kosovën dhe rajonin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.