Përveç ngarkimit të fotove, për çfarë po përdoret më shumë interneti?
Nuk ju duhet asgjë më shumë se sa një “selfie” për të kuptuar rëndësinë e ngarkimit të fotove për konsumatorët digjitalë. Grafiku i mëposhtëm tregon se si edhe ngarkimi i videove po i afrohet kësaj lloj rëndësie.
Ndërsa 3 në 4 përdorues ndanin në internet të paktën një foto muajin e kaluar, edhe shifrat për ngarkimin e videove nuk janë larg. Pothuajse 6 në 10 njerëz kanë shpërndarë një video muajin e kaluar.
66 për qind e këtyre njerëzve muajin e kaluar ngarkuan video 25-34 sekonda, ndërkohë 36 për qind e tyre video 55-64 sekonda.
Një fokus i ripërtërirë në video nga platformat sociale është pjesë e arsyes, ndonëse kjo nga ana tjetër është ndihmuar edhe nga përhapja e mbulimit 4G.
Popullariteti i videove të shkurtra dhe rritja e cilësisë së kamerave të smartphoneve tregojnë se pajisja dominonte për këtë aktivitet është smartphon-i.
43 për qind e njerëzve kanë ngarkuar video nga telefoni i tyre, krahasuar me 25 për qind nga kompjuteri personal.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.